Rreth Nesh

Në një botë ku ëndrrat dhe dëshirat fluturojnë si fluturat magjike në ajër, një herë e një kohë, në mbretërinë e imagjinatës pa kufij, u hodh një farë e veçantë. Kjo farë, e mbjellë nga Klea, një zanë plot ëndrra dhe dëshira, filloi të rritet dhe të zhvillohej në një akademi, e cila mori emrin “Klea Huta Academy”. E ngjizur nga një ëndërr e hershme, aq e lashtë sa vetë historitë e parë që u treguan nën dritën e yjeve, kjo akademi u bë shtëpia e magjisë së vërtetë, ku çdo fëmijë mund të zbulojë dhe të ushqejë talentin e tij unik. E vendosur në zemrën e një sheshi të fshehtë, aty ku rrugët e fantazisë kryqëzohen me shtigjet e realitetit, akademia u rrit si një kështjellë e ndritshme, e rrethuar nga një aura e magjishme që ka tërhequr si një magnet ëndërrimtarët nga çdo cep i vendit. Me dhoma që frymojnë krijimtari dhe korridore që jehojnë me melodi të ëmbla, “Klea Huta Academy” u bë një vend ku arti dhe pasioni për të mësuar lulëzojnë çdo ditë. Me një grup bletësh punëtore, që kultivon pjalmin e vërtetë dhe sigurohen të kujdesen për talentet në rritje me dashuri dhe përkushtim, akademia ofron një spektër magjik disiplinash, nga këndimi i zogjve magjik, në luajtjen e instrumenteve që flasin gjuhën e zemrës, deri te pikturimi i ëndrrave me ngjyra që shkëlqejnw më shumë se yjet. Çdo dritare e akademisë shfaq skena të bukura, ku fëmijët, të mbushur me ëndërrime dhe dashuri për artin, transformohen në artistët e ardhshëm të mbretërisë. Në këtë botë magjike, Klea, tani një zanë e artit dhe krijimtarisë, vazhdon të ndriçojë vendin special që ka krijuar, i cili përceptohet si vendi ku dëshirat dhe pasionet nuk kanë më kufij. Historia e saj, një përrallë frymëzuese për të gjithë ata që guxojnë të ëndërrojnë dhe të besojnë, u bë legjendë e përjetshme në zemrat e të gjithë artistëve të rinj që hyjnë në portat e “Klea Huta Academy”, duke u kthyer në dëshmi të gjallë se magjia e vërtetë ndodh kur ndiqni ëndrrat tuaja me pasion dhe guxim.

Misioni Ynë

Misioni ynë në “Klea Huta Academy” është të ofrojmë një gamë të gjerë trajnimesh artistike, për cdo grupmoshë dhe cdo niveli artistik që ata gëzojnë ose jo. Ne përpiqemi të krijojmë një mjedis zhvillues dhe përkrahës, thelbi i së cilës mbetet shprehja e vetëvetes, kreativiteti individual dhe rritja personale. Nëpërmjet 10 disiplinave tona, ne dëshirojmë të kultivojmë talentin te cdo fëmijë apo i rritur që bëhet pjesë e akademisë sonë, duke besuar se mund të mbjellim fara pasioni, që nesër do të ndërtojnë një pyll magjik, themelet e së cilës janë vetëbesimi i lartë, formimi intelektual dhe mbi të gjitha ai shpirtëror.

Në art, si në jetë, çdo pikturë e filluar është një ëndërr e ndjekur, dhe çdo përfundim i saj është një ëndërr e realizuar.
Klea Huta

NJIHUNI ME LIDERAT TANE

Klea Huta

Founder & CEO

Ledia Huta

Administrator

NJIHUNI ME STAFIN TONE PROFESIONAL

Venera Lumani

Kanto

Ergys Turku

Kitarë

Adem Hasani

Piano

Elona Hyseni

Aktrim

Ejona Torba

Aktrim

Egzona Ademi

Kanto

Ines Karanxha

Art & Craft

Sara Koci

Kërcim

Antonela Cina

Video & Content Creator

Rafael Hoxhaj

Jacques Lecoq

Rafael Marinaj

Piano