Aladini

By Klea Huta

Data & Ora
Sunday, Jun 16 2024, at 19:00

Aladini

By Klea Huta

Data & Ora
Sunday, Jun 16 2024, at 19:00

EVENTE TE TJERA
& PRODUKSIONE Shiko Evente të tjera

Në muzikalin ‘Aladin’, një djalë i varfër nëpër rrugët e Arabisë, gjen një llampë magjike, brenda së cilës ndodhet një xhind!

Me ndihmën e tij, Aladin kthehet në një princ të pasur, me dëshirën për t’i fituar zemrën vajzës së Sulltanit, Princeshës Jasmine.

Situata vështirësohet kur Veziri i keq i Sulltanit, Jafar komploton për të vjedhur llambën magjike!

Me elementë humoristikë, që ndërthuren me magjitë, Aladin përvetëson se në jetë nuk do të realizosh vetëm dëshirat personale, por do të mund të ndihmosh edhe të tjerët.

Kombinimi perfekt i muzikës, koreografisë dhe kostumeve fantastike, sjell te publiku një përrallë magjike, por si ka vendosur ‘Klea Huta Academy’ ta vendosë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental?

Ju ftojmë ta shikoni në datat: 13, 14, 15, 16 Qershor. Ora 19:00 Vendi: Teatri Kombëtar Eksperimental.

Aladini
Regjia
Klea Huta
Data & Ora
13-14-15-16 Qershor
19:00

Pas humbjes së babait të saj, Borëbardha detyrohet të jetojë në Mbretërinë e drejtuar nga njerka, e cila xhelozon bukurinë e rrallë të Borëbardhës.

Nën efektin e kësaj xhelozie, njerka urdhëron vdekjen e saj. Pas këtij momenti Borëbardha strehoet në shtëpizën e 7 xhuxhave, duke i shpëtuar qëllimeve dashakeqëse.

Sapo Mbretëresha zbulon se Borëbardha jeton atje, përmes magjive, kërkon ta vendosë Borëbardhën në një gjumë të përjetshëm, duke i dhënë një mollë.

Por gjithçka do të ndryshojë, kur princi i dashuruar me Borëbardhën, i jep asaj puthjen e dashurisë së vërtetë, e cila e kthen në jetë për të jetuar të dy të lumtur përgjithmonë!

Por si do ta vendosë “Klea Huta Academy” në skenën e “Black Box” në “Klea Huta Academy” këtë vepër?

Ju ftojmë ta shikoni në datat: 15, 16 Qershor. Ora 11:00 Vendi: Salla “Black Box” në “Klea Huta Academy”.

Borebardha
Regjia

Data & Ora
15-16 Qershor
11:00

“KRISHTLINDJE TË PA HARRUARA”

Në qytetin e “DUA”, Krishtlindjet këtë vit ishin të paharruara. Ky qytet quhej “DUA”, sepse të gjithë fëmijët vetëm kërkonin dhe gjithmonë dëshironin më shumë. Ata nuk ndaleshin dhe të ishin mirënjohës për ato që kishin. Të gjithë fëmijët si çdo vit vendosën t'i dërgonin letra Babagjyshit. Kërkonin çdo vit gjithmonë e më shumë. Gjatë leximit të letrave, babagjyshi kuptoi se sa shumë kishin ndryshuar fëmijët. Ai përsëri dëshironte t'i gëzonte, por Grinçi shfaqet papritur dhe ia vështirëson punën Babagjyshit.

Ai i premton Babagjyshit se do t'i prishë edhe këtë vit si gjithmonë Krishtlindjet. I shpallin luftë njeri-tjetrit.

Fëmijët dalin dhe kërkojnë dhurata pafund, kur pa pritur shohin një vajzë e cila bashkë me motrën e saj të vogël kanë dalë të lypin midis njerëzve. Të gjithë trishtohen për të dhe më shumë akoma kur marrin vesh, që vajza jeton në shtëpinë e fëmijës dhe ka shumë fëmijë të tjerë që kanë nevojë për shumë dashuri. Të gjithë kanë dëshirë t'i ndihmojnë këta fëmijë përveç një vajzë të llastuar dhe të pasur. Ata vendosin të shesin dhuratat dhe gjithçka që munden, që të mbledhin të ardhura, për t'u bërë festën fëmijëve të jetimores.

Ata organizohen, por Grinçi mundohet t’ua prish këtë sipërmarrje. Ai nuk ia doli dot!

Grinçi vendos që të luftojë ndryshe për t’ia arritur qëllimit. Ai bind vajzën e llastuar që të bashkëpunojë me të. Ajo pranon dhe shkon me idenë për t'i ndihmuar shokët e saj dhe u merr të gjitha të ardhurat e fituara dhe ble dhurata për veten e saj.

Fëmijët trishtohen dhe të zhgënyer vendosin të heqin dorë. Midis tyre ndodh një thyerje e madhe. Ndërkohë Grinçi dhe vajza lumturohen që ia dolën t'i prishnin këtë vepër që të gjithë së bashku kishin marrë përsipër.

Dikush nga fëmijët, i frymëzon shokët e vetë që të mos dorzohen, dhe propozon që për t’ia dalë duhet të zbulojnë se përse Grinçi është kaq i zemëruar dhe i urren kaq shumë Krishtlindjet sa që i prish gjithmonë?! 

Ata vendosin të shesin përsëri gjërat e tyre dhe lejojnë që Grinçi bashkë me vajzën e llastuar, t'i prishin gjërat dhe për çdo gabim të tyren ata i falin dashuri. Në një moment Grinçi i pyet se përse ata sillen mirë ndërkohë që ai u bën gjëra të këqia. 

Fëmijët: Sepse dashuria shëron çdo zemër të lënduar! Grinçi tregon se ditën e Krishtlindjeve, familja e tij e kishte braktisur. Krishtlindjet ishte festa e tij e preferuar dhe për këtë arsye, ai i prish Krishtëlindjet që të gjithë të ndihen si është ndjerë ai.

Fëmijët e bindin që dhimbja të bën më të fortë dhe se ai ka mundësi që të bëjë të lumtur të gjithë ata që janë vetmuar. Të jetë një shembull frymëzimi. Grinçi reflekton dhe i zbutet zemra e trishtuar. Ndërkohë fëmijët e kuptojnë që nuk kanë më kohë për të lumturuar fëmijët e jetimores.

Grinçi vendos t'i ndihmojë, ndërsa vajza e llastuar kupton që edhe pse i kishte të gjitha, i mungonte koha dhe përkushtimi i prindërve të saj që ishin gjithmonë në punë. Ajo sjell dhuratat e saj dhe ble të tjera për t'i gëzuar fëmijët e jetimores.

Të gjithë së bashku ia dalin për t'i lumturuar fëmijët. Grinçi i kërkon ndjesë Babagjyshit për sjelljen e tij. Babagjyshi i dhuron një kuti ku brenda saj ka çdo fjalë magjike dhe shumë përqafime dhe dashuri. Babagjyshi arriti t'i gjej prindërit e Grinçit dhe i sjell një letër prej tyre. Grinçi merr vesh gjithashtu që familja e tij nuk e ka braktisur, por hipën në trenin e gabuar dhe kur u kthyen mbrapsht Grinçi nuk ishte më. Nuk kishin reshtur së kërkuari. Emri i tij i vërtetë është Alegrin. Grinçi lumturohet dhe vendos që të gjithë fëmijët e jetimores të jenë motrat dhe vëllezerit e tij.

Të gjithë festojnë sëbashku Krishtlindjet dhe qyteti “DUA” u shndërrua në qytetin “DUAM”.

“KRISHTLINDJE TË PAHARRUARA”
Regjia
Elona Hyseni & Ejona Torba
Data & Ora
21-22 dhjetor
17:00

Në një atmosferë magjike dhe emocionuese, sezoni artistik qershor 2023 u mbyll me 3 shfaqje të paharrueshme, e titulluar "Final Show". Nën regjinë e Elona Hyseni, Ejona Torba dhe Egzona Ademi, ky spektakël unik u paraqit nga "Klea Huta Academy", duke shkëlqyer në skenën e teatrit. 

Me datat e premierës më 24, 25 dhe 28 Qershor, prindërit ishin të ftuar të përjetonin këtë moment të jashtëzakonshëm. Duatrokitja e përzemërta dhe prania e tyre krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe inkurajuese për të gjithë artistët e mëdhenj dhe të vegjël, duke i bërë këto momente të pashlyeshme në kujtesën e tyre krijuese.

Prodhim i Klea Huta Academy

Final Show
Regjia
Elona Hyseni
Ejona Torba
Egzona Ademi
Data & Ora
24 Qershor

Pjesa zhvillohet në një pallat të vjetër parafabrikat në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë në vitin 2023. Dilaveri është kryefamiljari i papunë dhe dembel i familjes së tij, i cili pret që një ditë, dikush, do ia blejë tokën e tij ku është ngritur pallati parafabrikat dhe do të bëhet milioner! 

Gruaja e tij është Tefta, një nga ato gratë e fundit që vazhdojnë traditën e gruas shërbëtore dhe vetëmohuese të shtëpisë dhe familjes së saj duke gatuar e larë dhe asgjë më shumë. Vajza e tyre quhet Paola dhe mëson shumë në gjimnaz që të marrë bursë.

Në të njëjtin pallat, jetojnë 2 shoqet e klasës Blerta, një vajzë oportuniste dhe Naomi, një vajzë që për të rënë në sy të shoqërisë bën sikur jeton në të ardhmen në vitin 2066. 

Në pallat jeton motra e Teftës, Qefserja, një grua e divorcuar e cila nuk e ka gjetur ende vetëveten, ndërron emrat herë pas here dhe bashkëjeton me një njeri të dyshimtë dhe të pasur me emrin Xhimi... 

Një tjetër komshi është një italian me emrin Fabrizzio, i cili vjen shpesh në shtëpinë e Dilaverit që është edhe administrator i vetëshpallur i pallatit dhe Fabrizzio i ankohet për çdo gjë. 

Banorja tjetër është non Behija, një grua e moshuar e cila jeton vetëm pasi të dy djemtë i ka në emigrim në Angli dhe bashkëshorti i ka vdekur prej shumë vitesh.

Një tjetër personazh, por jo banor i pallatit është Enea, nxënësi më i mirë dhe më i bukur i shkollës, i cili vjen për të bërë detyrat me Paolën, Blertën dhe Naomin.

Sherret familjare mes burrit dhe gruas shtohen dhe kalojnë nga ato të gruas me motrën, më pas tek vajza me prindërit, vajza me shoqet derisa të gjithë janë kundër të gjithëve dhe në lojë futet non Behija, e cila vjen të jetojë me familjen e Dilaverit, pasi djali i saj në Angli do i paguajë 5000£ në muaj që ta mbajnë. Kjo gjë i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit, por pikërisht në momentin që të gjithë mendojnë se harmonia dhe bashkëjetesa mori fund, pjekuria e non Behijes risjell ekuilibrin dhe harmoninë e dashurinë jo vetëm në familjen e Dilaverit, por në të gjthë pallatin.

Prodhim i Klea Huta Academy 

Komshinjtë
Regjia
Florjan Binaj
Data & Ora
8 Prill

"Kartolina e Babagjyshit", një shfaqje e jashtëzakonshme me regji nga Elona Hyseni, shkëlqeu në skenën e Liceut Artistik "Tonin Arapi". Me një premierë fantastike më 23 Dhjetor 2022, ky prodhim i "Klea Huta Academy" kishte një atmosferë magjike dhe festive që mbushi zemrat e të gjithë të pranishmëve.

Fëmijët, me një pasion të pashuar për artin, krijuan një shfaqje të paharrueshme ku tema kryesore ishte shkrimi i kartolinave për Babagjyshin. Në këtë përvojë të shkëlqyer, secili fëmijë shprehu dëshirat dhe shpresat e tyre për një të ardhme më të bukur për të gjithë fëmijët. Nëpërmjet një ndërthurje të të gjitha disiplinave artistike, pikturës, muzikës dhe aktrimit, ata dhuruan një shfaqje fantastike, duke çuar mesazhin e gëzuar dhe frymën e festave në zemrat e shikuesve.

Prodhim i Klea Huta Academy

Kartolina e Babagjyshit
Regjia
Elona Hyseni
Data & Ora
23 Dhjetor

Shkolla mbaroi dhe një grup miqsh, Troy, Gabriela, Chad, Taylor, Jason, Marta "Macet e egra", janë të shqetësuar për pushimet e tyre verore. Edhe pse duan të kalojnë një verë të bukur, ata duhet të punojnë për të siguruar të ardhura, për shkollimin e tyre.

Sharpey, vajza më popullore e shkollës, një vajzë e llastuar dhe që vjen nga një familje e pasur, i propozon Troy-t të punoj gjatë verës në resortin e familjes së vet. Troy e mirëpret ofertën dhe bën të mundur që dhe miqtë e ti të punojnë po në këtë resort.

Punësimi i të gjithëve, prish planet që Sharpei kishte për Troyn. Ajo dhe vëllai i saj Rayan performojnë në shfaqjen e fundit në resort dhe fitojnë gjithmonë çmimin e parë "Ylli Verbues". Këtë herë dëshironte të kishte Troy-n në shfaqjen e saj, por nëse Troy do të kishte rreth vetes miqtë dhe të dashurën e tij Gabriela, nuk do ta kishte vëmëndjen e tij. Ajo thur një plan për ta larguar Troy-n nga ata dhe ta afrojë pranë vetes.

E josh duke i ofruar punë të paguar mirë dhe aspak të lodhshme. E prezanton me prindërit e saj, ku shfrytëzon njohjet dhe postet e tyre që Troy-t t'i ofrojnë një burs shkolle, bën çmos ta largojë nga Gabriela. Arrin deri në pikën që largon Rayanin, vëllain e saj nga shfaqja që të këndoj duet me Troy-n. Troy joshet nga, të gjitha këto mundësi dhe largohet nga miqtë, nga Gabriela, nga shoku i tij i ngushtë Chad dhe bëhet pa e kuptuar, pjesë e kësaj shoqërie të lartë.

Kur Sharpey urdhëron që "Macet e Egra" nuk do të marrin pjesë në shfaqje,Troy pëson katarsis dhe bën kthesën e tij të madhe. Kupton sa shumë po humbiste. Pas shumë përballjesh, situatash heq dorë që të këndojë me Sharpein. Bashkohet me miqtë e tij dhe ia del ta bëjë Sharpein dhe shoqet e saj të reflektojnë dhe të bëhen skuadër të gjithë bashkë. Ai dhe Gabriela gjejnë rrugën dhe premtimet e tyre, që humbën rrugës drejt ambicjes, për një të ardhme të vetmuar.

Këndojnë bashkë dhe e bëjnë verën e tyre të ketë një kuptim dhe të rriten bukur.

Është më e vështirë të mbash ato që ke, se sa të kërkosh të reja që nuk i njeh.

Prodhim i Klea Huta Academy 

Aventurat e Maceve të Egra
Regjia
Elona Hyseni
Data & Ora
23 Dhjetor

Fëmijët e “Klea Huta Academy”, të shquar për talentin e tyre dhe aftësitë e tyre unike, kanë krijuar një spektakël magjik në tre netë radhazi - "Disney Show". 

Teknikat e avancuara të aktrimit dhe ushtrimet intensive janë bërë një pjesë thelbësore e përgatitjes së kësaj shfaqjeje të jashtëzakonshme. Femijët e teatrit janë trajnuar përgjatë tre muajve me teknika të specializuara, duke përfshirë rolin e çdo karakteri, ekspresionet mimike, dhe lëvizjet e skenës.

"Disney Show" nuk është vetëm një shfaqje, por një ekspozitë e vërtetë e talentit dhe pasionit të këtyre femijeve dhe adoleshentëve. Ata kanë shfaqur karaktere të njohura si Borbardha, Hirushja, Shrek, Ariel dhe shumë të tjera, duke sjellë në jetë magjinë dhe bukurinë e botës së Disney në Teatrin e Klea Huta Academy.

Prodhim i Klea Huta Academy 

Disney Show
Regjia

Data & Ora
Dhjetor 2021

Matilda është historia e një vajze të vogël të jashtëzakonshme me fuqi të jashtëzakonshme. Duke qenë se është vajza e dy prindërve abuzues, Matilda gjen strehë te librat e bibliotekës, të cilat i lexon shpejt. Gjërat nuk ndodhin aq mirë në shkollë, ku Matilda gjithashtu duhet të përballet me një drejtoreshë tiranike dhe mizore, Miss Trunchbull, e cila beson në moton e Crunchem Hall: "Bambinatum est Magitum", ose "Fëmijët janë krimba". 

Ajo gjen shoqëri tek mësuesja e saj, Miss Honey, megjithëse me qëllime të mira, është e turpshme dhe e brishtë. Matilda e vogël e guximshme e di se duhet të ngrihet kundër të rriturve në botën e saj dhe duke e bërë këtë, zbulon fuqitë e saj të jashtëzakonshme. Trimëria e Matildës i mëson zonjushës Honey dhe shokëve të saj të klasës një mësim të rëndësishëm, se edhe pse jeta mund të jetë e vështirë, "askush përveç meje nuk do ta ndryshojë historinë time" kështu që "ndonjëherë duhet të jesh pak keq".

Autori: Roald Dahl

Prodhim i Klea Huta Academy

Matilda
Regjia
Ina Morinaj
Data & Ora
21 Qershor

“Bullyfree”, shfaqje e ndërtuar për bullizmin si një plagë e përhershme që ka ekzistuar dhe ekziston ende. Disa nga historitë e adoleshentëve që i kanë përjetuar ose dhe i kanë parë tek të tjerët janë vendosur në skenë. Një shfaqje ku ka një larmishmëri karakteresh, skena dinamike e mesazhe shumë të forta. 

Në fund të shfaqjes ata janë përballë një audicioni ku tregojnë me zë të lartë të vërtetat dhe arrijnë të shfaqin dramat e tyre. Në fund zgjedhin të bëjnë paqe me veten e tyre dhe të tjerët. Ata arrijnë të pranojnë veten dhe të stimulojnë vetbesimin.

Shfaqje sezoni

Salla e “Klea Huta Academy”

Prodhim i KLEA HUTA ACADEMY

Bullyfree
Regjia
Elona Hyseni
Data & Ora
Prill 2021

“Bubble’s Show” është shfaqja e parë nga “Klea Huta Academy”, një produksion që ka shënjuar fillimin e një epoke të re artistike. 

Me datën 20 qershor të vitit 2019, ky spektakël emocionues solli në skenë femijë dhe adoleshentë të talentuar, duke hedhur themele inovative për të ardhmen e artit.

Në shfaqjen e tyre të parë, fëmijët u ngritën në skenë me një shpirt krijues dhe aftësi aktoriale të përmirësuara, rezultat i teknikave të avancuara të aktrimit dhe ushtrimeve intensive që kanë praktikuar në kuadër të trajnimit në akademi. 

Teknikat e aktrimit i kanë ndihmuar ata të shpalosin një larmi emocionesh dhe të lidhen me publikun në mënyrë të thellë.

Ushtrimet intensive kanë përfshirë situata të vështira dhe sfida të cilat ata i kanë përjetuar me sukses, duke përgatitur emocionalisht dhe fizikisht për daljen e tyre të parë në skenë.

Bubble’s Show ka shënuar fillimin e një rrugëtimi të shkëlqyer artistik, duke theksuar jo vetëm talentin, por edhe përkushtimin ndaj artit të aktrimit dhe krijimtarisë së tyre.

📍Teatri Eksperimental

Prodhim i Klea Huta Academy

Bubble’s Show
Regjia
Elona Hyseni
Data & Ora
20 Qershor

Pershkrimi

Me ndihmën e tij, Aladin kthehet në një princ të pasur, me dëshirën për t’i fituar zemrën vajzës së Sulltanit,...

Data & Ora
13-14-15-16 Qershor
19:00